EMRAT/ Taulant Balla propozon kandidatët e rinj për sekretariatin e PS

EMRAT/ Taulant Balla propozon kandidatët e rinj për sekretariatin e PS

356
0
Shares

Në fjalën hapëse të Asamblesë Kombëtare të PS, sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i kësaj Asambleje, Taulant Balla, ka propozuar ndryshimet në Sekretariatin e PS.

“Sa i takon ndryshimeve në strukturën e sekretariatit, duhet të jemi të qartë se jo të gjithë kanë punuar me efikasitet. Ka nga ata që nuk i kanë kryer detyrat dhe funksionet e tyre. Por edhe me propozim të kryeministrit, i kërkoj Asamblesë që t’i jepet një mundësi e dytë. Ndërkohë i propozojmë Asamblesë së partisë shtimin e dy detyrave të reja, atë të sekretarit për marrëdhëniet ndërkombëtare, ku propozojmë Teuta Vodën, aktualisht zëvendësministre e Drejtësisë, e cila ka një përvojë të shkëlqyer në Parlamentin Evropian. Sekretari për çështjet zgjedhore, propozojmë që të jetë Bledi Çuçi. Ndërkohë që Blerina Gjylameti do të vazhdojë detyrë në sekretariatin për Koordinimin elektoral, detyrë që e ka kryer më së miri deri më tani. Sakaq, propozojmë Gramoz Ruçi të jetë anëtar i Kryesisë së partisë”, tha kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Propozimet e Taulant Ballës

Teuta Voda propozohet sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Bledi Çuçi, sekretar për Çështjet Zgjedhore.

Blerina Gjylameti sekretare për Koordinimin Lokal.

Gramoz Ruçi, anëtari i Kryesisë së PS. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY