SALI BERISHA/ RD, zëdhënëse e të vërtetave të mëdha të shoqërisë shqiptare!

SALI BERISHA/ RD, zëdhënëse e të vërtetave të mëdha të shoqërisë shqiptare!

72
0
Shares

Te dashur miq, si sot 27 vite me pare nje grup intelektualesh, gazetaresh, studentesh botuan numrin e pare te gazetes se pare opozitare “Rilindjes Demokratike”, si organ i Partise Demokratike dhe mendimit opozitar shqiptar. Vendimi per botimin e saj ishte njeri nga vendimet me te para te Partise Demokratike. Regjimi u perpoq por pa sukses t’a pengonte botimin e saj.

Numrin e pare te saj shume e shume qytatare e priten me padurim me nje nate te bardhe, pra zbardhen naten per te siguruar nje kopje te saj, e cila hapej me nje editorial te pavdekshem te redaksise “E para eshte fjala!”

Me shpejtesi te rrufeshme gazeta, si organ i te vertetes aktuale dhe asaj te ndaluar dhe mohuar, pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptareve. “Rilindja Demokratike” vjen ne kete pervjetor si organi i lire i shtypit te shkruar, organ i te vertetes.

Me kete rast le te shprehim nderimin tone me te madh per te gjithe ata intelektuale, publiciste, gazetare, studente, redaktore, kryeredaktore dhe drejtore qe themeluan gazeten e pare opozitare te vendit, qe e drejtuan dhe shnderruan ate, qe nga numeri i pare e deri ne numrin e sotem, ne zedhenese te te vertetave te medha te shoqerise shqiptare! Gezuar!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY