SKANDAL/ Policia ndalon në kufi, mbështetësit e opozitës

SKANDAL/ Policia ndalon në kufi, mbështetësit e opozitës

191
0
Shares

Policia e Shtetit po ndjek një strategji antiligjore duke ndaluar persona të ndryshëm shqiptarë në pikat kufitare me pretekstin se janë persona të shpallur në kërkim. “të shpallurit në kërkim” janë qytetarë që morën pjesë në protestën e thirrur nga opozita përpara parlamentit, ditën që mazhoranca socialiste kishte vendosur zgjedhjen e Prokurores së përkohshme të Përgjithshme.
Burime policore bëjnë të ditur se janë të paktën 8 persona që janë ndaluar në pikat e kalimit kufitar, pas protestës deri në mbrëmjen e djeshme, pasi emrat e tyre rezultojnë në listën e kërkimit policor. Së fundmi policia ka ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinë, Fiqirije Nezaj, 50 vjeç. Fiqirije Nezaj, u ndalua në Morinë me akuzën e kundërshtimit të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit. Ky është rasti i dytë në 48 orët e fundit, pasi më 31 dhjetor u ndalua edhe ish-sheshi i FNSH, Osman Levanaku, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, pasi rezultonte person në kërkim, edhe ai për shkak të protestës. Ai po udhëtonte drejt Strugës me familjen e tij, ku kishte prenotuar për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Ai ka qenë duke kaluar normalisht, kur polici i doganës në Qafë Thanë i ka treguar se ai ishte person në kërkim, pas protestës së opozitës ditën që u zgjodh kryeprokurorja e re. Nga ana e tij, Levanaku është shprehur se çdo ditë ndodhej në Tiranë dhe askush nuk e kishte kontaktuar. “Ishim duke ikur për vit të ri në Strugë ku kemi prenotuar, por policia në kufi më tha se isha person në kërkim”, ka thënë Osman Levanaku për mediat.
Pothuajse të gjithë personat nuk kanë qenë në dijeni se janë shpallur në kërkim nga policia, e cila duket se ka zgjedhur një strategji aspak normale dhe ligjore, për sa kohë ajo ka arritur të identifikojë personat dhe nuk ka ndërmarrë asnjë procedurë njoftimi për to.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY