Deputetja e PD-së: Burgu…?! Ja dhurata e babagjyshit kryeministër për shqiptarët në...

Deputetja e PD-së: Burgu…?! Ja dhurata e babagjyshit kryeministër për shqiptarët në vitin 2018

109
0
Shares

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka reaguar për ndalimin e mbështetësve të opozitës në kufi. Sipas saj, për vitin 2018, burgu është dhurata e Edi Ramës për ata që guxuan të protestojnë në mbrojtje të Kushtetutës. “Kryeministri ka urdhëruar arrestimin e protestuesve të opozitës, në shkelje të hapur të Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Mes të ndaluarve edhe një nënë. Fiqirie Nezaj, banore në Unazën e Re Tiranë, u ndalua sot (dje) në mbrëmje në Morinë e‎ po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Kukësit me akuzën e pjesëmarrjes në protestën e 18 dhjetorit para Parlamentit”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë në “Facebook” i deputetes së PD-së, Albana Vokshit
Burgu, “dhurata” e Edi Ramës për ata që guxuan të protestojnë në mbrojtje të Kushtetutës!
Kjo është ajo që i pret të gjithë shqiptarët në 2018!! ‎Kryeministri ka urdhëruar arrestimin e protestuesve të opozitës, në shkelje të hapur të Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Mes të ndaluarve edhe një nënë. Fiqirie Nezaj, banore në Unazën e Re Tiranë, u ndalua sot në mbrëmje në Morinë e‎ po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Kukësit me akuzën e pjesëmarrjes në protestën e 18 dhjetorit para Parlamentit. ‎Kërkoj lirimin urgjent të znj. Nezaj. Ndalimi i saj është ne shkelje të hapur te së drejtës kushtetuese për protestë. ‎Prokuroria të nisë hetimet për një listë të policisë sekrete që qarkullon në të gjitha pikat kufitare për të arrestuar protestuesit. Disa dite me pare, ishte Avokatja e Popullit, e cila ngriti shqetësimin për mundësinë e keqpërdorimit të filmimeve dhe fotografimeve të bëra nga policia gjatë protestës së opozitës‎. Kjo është “dhurata” e Babagjyshit Kryeministër për të ‎gjithë demokratët dhe qytetarët që protestuan në mbrojtje të Kushtetutës!!! ‎Kjo eshte ajo që Edi Rama – Kryeminister ka urdhëruar për të gjithë ata që guxojnë të protestojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre… ‎Kjo është e patolerushme. Të gjithë duhet të reagojmë pasi këto janë ARRESTIME POLITIKE, tipike të RREGJIMEVE DIKTATORIALE.‎

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY