VIDEO/ Rrëfimi i dhimbshëm i babait të Florenc Beqiraj: S’mund ta mbysja...

VIDEO/ Rrëfimi i dhimbshëm i babait të Florenc Beqiraj: S’mund ta mbysja me duart e mia

159
0
Shares

Babai i të riut Florenc Beqiraj që humbi jetën në rrethana misterioze në Francë ka folur për ngjarjen e rëndë, pas mbërritjes së trupit të djalit të tij në qytetin e Shkodrës, aty ku ai do të prehet. Gëzim Beqiraj ka kërkuar drejtësi dhe të zbardhet e vërteta, ndërsa shprehet se Florenci kishte shenja dhune dhe ai nuk ka firmosur për të hequr tubat e oksigjenit.
“Kërkoj drejtësi për djalin tim që ai të flejë i qetë atje ku po e çojnë. Djali kishte shenja dhune dhe unë ja kam gjetur në dorë dhe në krahë dhe mos thotë njeri që nuk kishte shenja dhune. Kur ka shkuar në spital ja kanë fshirë shenjat. Kishte shenja edhe tek fyti me tel. Unë doja që djali të vinte gjallë, por ata i hoqën tubat. Nuk kam firmosur tek spitali për heqjen e tubave. Nuk më ka shkuar mendja të mbys djalin me duart e mija. Ku ka prind që mbyt fëmijën e vet. Kërkoj vetëm drejtësi, pasi unë nuk merrem me politike. Presidenti më ka thënë që do ta zgjidhë këtë punë”, ka thënë Gëzim Beqiraj.
Ceremonia e varrimit të 23-vjeçarit do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në Shkodër dhe pritet të ketë një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY