Ky zyrtar dha 178 herë tokë në kundërshtim me ligjin

Ky zyrtar dha 178 herë tokë në kundërshtim me ligjin

98
0
Shares

Një ish-zyrtar i lartë në Sarandë ia ka dalë që të abuzojë për rreth 39 milionë lekë të reja permes shpërndrajes joligjore të rreth 207 ha tokë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Sarandës kryetarin e ish-komunës Vërgo në Delvinë për “Shpërdorim detyre”.  “Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara nga ish-Komuna Vërgo, për 178 raste me sipërfaqe totale rreth 207 ha”, sqaron KLSH.

Njoftimi i KLSH
Me Vendimin nr. 132, datë 29.09.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 497/8, datë 29.09.2017, me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Delvinë, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 39 milion lekë.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara nga ish-Komuna Vërgo, për 178 raste me sipërfaqe totale rreth 207 ha, ndër të cilat më kryesoret janë:
– Parcelat e dhëna me qira për vitin 2010 nuk kanë një referencë ligjore, titull pronësie, pasi rezulton se ish-Komunës Vërgo nuk i kanë kaluar në pronësi me VKM, pra nuk ka qenë pronare e sipërfaqeve të tokës së dhënë me qira.
– Vendimet e Bordit të dhënies me qira të tokave bujqësore, të pandara të ish-Komunës Vërgo, janë absolutisht të pavlefshëm, pasi janë marrë në kundërshtim me sa përcakton neni 678 e vijues të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, dhe nuk janë miratuar në këshillin e ish Komunës Vërgo;
– Vendimet e Komisionit janë absolutisht të pavlefshme edhe për faktin se nuk janë nënshkruar nga anëtarët e tjerë të BQTBP por vetëm nga Kryetari i Komunës, duke mos i dhënë atyre formën, fuqinë dhe vlerën juridike;
në kundërshtim me neni 678 e vijues të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, nenin 32/e i ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar, VKM nr. 531, datë 21.8.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”, i ndryshuar Udhëzimin e KM nr. 01, datë 18.07.2012. “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore, të pandara” i ndryshuar. Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, me shkresën nr. 497/9 datë 10.10.2017 kallëzim penal ndaj F.K. me funksion ish-Kryetar i Komunën Vërgo, Delvinë, për konsumimin e elementëve të veprës penale “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkinë Delvinë masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 22 milion lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY