Ish-diplomati shqiptar ne Uashington: Vota kunder SHBA lidhet me biznes korruptiv 500...

Ish-diplomati shqiptar ne Uashington: Vota kunder SHBA lidhet me biznes korruptiv 500 milione euro

169
0
Shares

Ish-zevendesambasadori i Shqiperise ne SHBA, Kreshnik Çollaku, ka folur sot per nje skenar qe shkon ne qindra milione euro ne lodihje me voten e Shqiperise kunder SHBA ne rezoluten per Jerusalemin. Aktualisht kreu  i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD,   deklaroi se për votën e Shqipërisë në OKB duhet të kishte pasur një referendum. Çollaku tha se qeveria e shiti votën në këmbim të një afere korruptive 500 milionë dollarë.

“Vota shqiptare në OKB është shitur, është lobuar fort nga një apo dy vende të tjera. Vota është ofruar këtyre vendeve për të nxjerrë fitime të një natyre të errët. Njerëz afër Ramës, sekserë të tij dhe biznesmenë. Janë dy apo tre vende, që mendojnë të krijojnë një biznes të madh në Shqipëri me një pjesëmarrje nga biznesmenë nga dy vende dhe vendosi që për ta financuar me një vlerë me 500 mln euro,  qeveria kërkon një hua të vendi i dytë. Bizneset lobojnë për ta bindur për të dhënë hua, por vendi i dytë heziton, por e ka për zemër çështjen e Palestinës dhe Shqipëria votoi kundër SHBA. Mesa duket vota në OKB ka qenë për të bindur vendin e dytë për të akorduar kredinë 500 milionë dollarë.

Biznesi është projektuar që të falimentojë, është skemë korruptive, jo më shumë se pas një viti dhe absolutisht vendimi i qeverisë shqiptare është bërë si hua për të bindur qeverinë e vendit që heziton për ta lejuar këtë kredi 500 mln dollarë që do të shkojë në xhepat e sekserëve të korruptuar. Është një nga skandalet më të mëdha. Pasi falimentimit të biznesit barra u mbetet shqiptarëve. Për votën e Shqipërisë në OKB mund të kishte pasur edhe një referendum popullor. Vota duhet të ishte konsultuar me Presidentin. Kemi një palaçollëk diplomatik që mund të ishte evituar”, deklaroi Çollaku, në një intervistë televizive. Ne vijim ai denoncoi një President klubi futbolli në Shqipëri që po lobon fuqishëm për biznesin. Në ditët në vijim pritet që Çollaku të zbardhë skandalin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY