E PADËGJUAR/ Shpërndarësi i drogës ngatërron taksinë me makinën e policisë

E PADËGJUAR/ Shpërndarësi i drogës ngatërron taksinë me makinën e policisë

157
0
Shares

Një trafikant danez droge, që kishte me vete 1 mijë cigare me hashash ngatërroi taksinë me makinën e policisë. “Mbrëmjen e kaluar, një shitës hashashi i zonës së Kristianas, që po nxitonte të kthehej në shtëpi, mori një taksi. Që u befasua kur kuptoi se kishte hipur në një automjet policie”, shkruan të enjten e kaluar në Tëitter policia e Kopenhagenit.
Lagje liberale e kryeqytetit danez, Kristiana, strehon që prej viteve ’70 një komunitet të vetëmenaxhuar dhe një treg të konsiderueshëm të kanabisit.
“Trafikanti kishte me vete rreth 1 000 cigare me kanabis”, theksoi policia që e arrestoi menjëherë të riun që me sa duket hashashin e kishte pirë edhe për vete…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY