Durrës, i postojnë “Benz”-in nga Italia, por futet në telashe të mëdha

Durrës, i postojnë “Benz”-in nga Italia, por futet në telashe të mëdha

236
0
Shares

I sjellin një mjet tip “Benz” nga Italia me traget përmes portit të Durrësit, por futet në telashe. Pasi ka mbërritur në kufirin shqiptar mjeti i porositur në Itali, dhe uniformat blu kanë bërë verifikimet përkatëse në sistem, ka rezultuar se automjeti rezultonte i vjedhur prej 5 vitesh. Bëhet fjalë për një rast të ndodhur dje, konkretisht për shtetasin K. G., vjeç 35, banues në Tiranë.
Policia bën me dije se, “Më datë 24. 12. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K. G., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mjeti tip “Benz”, i postuar në adresë të tij nga Italia, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale, ka rezultuar i vjedhur më datë 20.12.2012, në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal”.
Ndërkohë që automjeti është bllokuar, shkruan durreslajm, policia ka nisur hetimet dhe ka dërguar rastin në Prokurori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY