Ramën ‘e braktis’ edhe Haradinaj: Vota e Kosovës do të ishte pro...

Ramën ‘e braktis’ edhe Haradinaj: Vota e Kosovës do të ishte pro SHBA-së

54
0
Shares

Vota e Shqipërisë kundër SHBA-ve në mbledhjen e OKB, vijon të komentohet në vend dhe në Kosovë. Pas reagimit të Hashim Thaçit, tashmë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur kundërshtinë e tij për këtë votim të Shqipërisë. Sipas tij vota e Kosovës në OKB për Jerusalemin do të ishte në një linjë me SHBA-në.

“Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB. Nëse më dëgjon ambasadori i Kosovës, në politikë të jashtme ne e përcjellim Amerikën”, tha Haradinaj për RTK.  Por, kjo deklaratë u kundërshtua nga shumica e shteteve në OKB, përfshirë edhe Shqipërinë. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se “nuk e komentoj vendimin e shtetit shqiptar”, derisa evokoi kujtime nga lufta e fundit kur shteti dhe lobi izraelit kishin ndihmuar çlirimin e Kosovës, shkruan RTK.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY