Arrestohet hajduti i makinave në Tiranë, specialiteti i tij ishin pasqyrat dhe...

Arrestohet hajduti i makinave në Tiranë, specialiteti i tij ishin pasqyrat dhe …

102
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar për të disatën herë një të ri, pasi akuzohet për vjedhje të shumta, sidomos të pjesëve të ndryshme të makinave. Ai grabiste pasqyrat, bateritë dhe navigatorët. Në pranga ka përfunduar Ervin Tavanxhi, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe vjedhje. Sipas policisë, i arrestuari ka grabitur në të paktën pesë raste pasqyrat e automjeteve, navigatorë, bateri e deri te aksesorët.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për vjedhje, i dënuar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe për vjedhje. Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, po nga ky person. Autori vidhte pasqyra, navigator, bateri dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.3, në vijim të punës intensive për parandalimin, zbardhjen, dokumentimin ligjor të autorësisë për disa vjedhje të ndryshme të ndodhura më parë, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi :

Ervin Tavanxhi, 37 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për vepren penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja”

Ky person më datë 23.12.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, me kryqëzimin e rrugës “Vangjush Furxhi”, është kapur në flagrancë duke vjedhur me thyerje navigatorin e mjetit tip “Benz”, në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 12.12.2017, në rrugën e “Bogdaneve” dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e një automjeti Benz.

Më datë 24.10.2017, në rrugën e “Vangjush Furxhi”, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorë dhe navigatorin e mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorët dhe navigatorin e mjetit tip Golf.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij personi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet: Një kaçavidë, 1 grup me 7 çelësa, 1 patentë, kartëmonedha, e sende të tjera. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për disa vjedhje të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzën e “vjedhjes së kryer më shumë se një herë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY