Aksident i rëndë në Maliq, makina bën për spital gruan dhe fëmijën...

Aksident i rëndë në Maliq, makina bën për spital gruan dhe fëmijën 10 vjeç, të dy në luftë me vdekjen

202
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Maliq të Korçës. Të plagosur kanë mbetur dy këmbësorë dhe vetë drejtuesi i mjetit. Sipas policisë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Çaushli ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip “Volksëagen” me targa KO 5929B, me drejtues shtetasin A.F, 31 vjeç, banues në fshatin Kakaç, ka aksidentuar dy shtetas, të cilët kanë qenë këmbësorë në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime edhe drejtuesi i mjetit, i cili së bashku me dy të dëmtuarit e tjerë konkretisht shtetasen A.K, 43 vjeçe dhe shtetasin A.V, rreth 10 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY