Sulmi me armë në Elbasan, objektivi i atentatit të dështuar ishte Ardian...

Sulmi me armë në Elbasan, objektivi i atentatit të dështuar ishte Ardian Çapja

216
0
Shares
Ardian Çapja

Ngjarja e mëngjesit të sotëm në Elbasan, duket se ka qenë një atentat i mirëfilltë me armë. Objektivi i këtij atentati të dështuar mendohet të ketë qenë Ardian Çapja, 49 vjeç, një emër i shumëpërfolur i fisi të njohur për autoritetet. Policia ka dyshime se persona të paidentifikuar e kanë vëzhguar zonën dhe kanë konstatuar se Ardian Çapja ishte pranë lokalit të tij.

Ata kanë qëlluar për ta vrarë, por nuk kanë mundur dhe janë larguar duke djegur makinën e tyre me targa false. Shkak për ngjarjen dyshohen se janë konfliktet e vjetra të Ardian Çapjas, i cili është tentuar të vritet edhe 6 muaj më parë me një predhë, por që nuk shpërtheu. Vëllai i tij, Sokol Çapja, është ekzekutuar në vitin 2005. Vetë Ardian Çapja dyshohet edhe si njeri nga personat që qëlloi mbi Policinë në vitin 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY