Në Fier përmbytjet pasohen nga protesta për dëmshpërblimet, banorët e Hoxhares bllokojnë...

Në Fier përmbytjet pasohen nga protesta për dëmshpërblimet, banorët e Hoxhares bllokojnë rrugën

94
0
Shares

Banorët e zonave të përmbytura në qarkun e Fierit janë lënë në mëshirë të fatit. Ditën e sotme ata kanë dalë të protestojnë, pasi nuk po marrin dëmshpërbilmet e përmbytjeve. Banorët e fshatit Hoxhare kanë bllokuar rrugën Hoxhare-Darëzezë, ndërsa kanë deklaruar se asnjë komision verifikimi nuk ka ardhur deri më sot për të parë tokat bujqësore.  “20 ditë tokat nën ujë, asnjë komision verifikimi nuk ka adhur deri më sot për të parë tokat bujqësore. Na janë shkatërruar të gjitha prodhimet bujqësore, kërkojmë të vijnë grupet e verifikimit”, shprehen banorët. Ndërkohë kryetari i fshatit Povelçë, Rushdi Hoxha është shprehur se 270 familje janë me toka bujqësore komplet të dëmtuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY