VIDEO/ Dalin pamjet nga mbledhja e Byrosë, ja si u mbrojtën deputetët...

VIDEO/ Dalin pamjet nga mbledhja e Byrosë, ja si u mbrojtën deputetët e opozitës

87
0
Shares
Albania's opposition lawmakers throw smoke bombs inside the parliament during the election of a temporary prosecutor general, which they consider to be unconstitutional in Tirana, Monday, Dec. 18, 2017. Albanian police have clashed with opposition supporters trying to force their way into and disrupt a session of parliament. (AP Photo)

Byroja e Kuvendit u mblodh sot për të vendosur mbi kërkesën e Grupit të PS për përjashtimin e disa deputetëve të opozitës për 10 ditë nga punimet e Parlamentit. Pavarësisht se shumica e rrëzoi kërkesën e opozitës për zhvillimin me praninë e mediave të kësaj mbledhje, nga aty kanë dalë disa video që tregojnë sesi u mbrojtën deputetët. Ata kanë mbrojtur veten duke iu referuar betimit të tyre si deputet, sipas Kushtetutës.

Në videon e “BW” shihet fjala e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, deputetit të LSI Endrit Brahimllari dhe deputetit të PD, Ervin Salianji. Ndërkaq deputeti i PS-së Alket Hyseni akuzoi kryetaren e LSI se po fyen Byronë. “Zonja Kryemadhi edhe këtu po fyen Byronë, sekretari i Grupit të LSI po filmon fshehurazi mbledhjen”, tha Hyseni. Ndërsa deputeti i PD-së Ervin Salianji tha: “Shokë të byrosë, ne nuk kemi dëmtuar askënd, tymueset kanë qenë reagim simbolik njësoj sikur të mbaja në dorë një degë kanabisi për të treguar simbolin e shtetit tuaj. Tymi simbolik tregonte që ju po i vini flakën shtetit!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY