Përfundon gjyqi, “detyrim paraqitje” për të gjashtë simpatizantët e PD

Përfundon gjyqi, “detyrim paraqitje” për të gjashtë simpatizantët e PD

65
0
Shares

Në Gjykatën Penale në Tiranë ka përfunduar pak minuta më parë gjyqi për disa nga protestuesit e Partisë Demokratike, të cilët ishin ndaluar nga policia pas protestës së ditës së hënë. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje për të gjithë protestuesit. Ata janë: Fanol Prifti, Ervis Hajredini, R.Xhihani, S.Vuçeta, Sh.Proshka dhe Igli Hasani. Të pranishëm në seancë ishin edhe disa deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kanë mbështetur simpatizantët e kësaj force politike. Deputetët Gent Strazimir, Myslym Murrizi, Klevis Balliu dhe Isuf Çela ishin të pranishëm deri në momentin e marrjes së vendimit nga Gjykata Penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY