‘Ju e keni frikë popullin’, starton me debate mbledhja e Byrosë për...

‘Ju e keni frikë popullin’, starton me debate mbledhja e Byrosë për përjashtimin e deputetëve të opozitës

74
0
Shares

Mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku po shqyrtohet kërkesa e Grupit të PS për përjashtimin e disa deputetëve të opozitës për protestën në Kuvend, ditën e zgjedhjes së Kryeprokurores së re ka nisur me debate të ashpra midis palëve. Demokratët dhe përfaqësuesit e LSI kanë insistuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, që shqiptarët të jenë në dijeni të asaj çfarë po ndodh. Por kërkesa e tyre për praninë e mediave është rrëzuar pasi është hedhur në votim.

“Byroja politike e rilindjes nuk pranon që mbledhja e byrosë të bëhet e hapur nga mediat. Ju keni frikë popullin”, kanë deklaruar deputetët e opozitës. Kujtojmë se deputetët për të cilët kërkohet përjashtimi janë: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj – anëtarë të grupit parlamentar të LSI dhe Ervin Salijanji, Endri Hasa, Flamur Noka, Bardh Spahia – anëtarë të Grupit Parlamentar të PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY