EMRI/ Dibër, ndërron jetë punonjësi i policisë i plagosur me armë zjarri

EMRI/ Dibër, ndërron jetë punonjësi i policisë i plagosur me armë zjarri

191
0
Shares
Spitali Peshkopise

Ka ndërruar jetë në spitalin e Peshkopisë Ardian Roçi, punonjësi i policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibrës i cili u plagos pasditen e sotme nga një koleg i tij.
Sipas Policisë vendore, mësohet se sonte rreth 19.10, policia u njoftua se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore një person i plagosur me armë zjarri. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se, Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin Ardian Roçit, me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit. I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Peshkopisë.
Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialistësh. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY