Amerikanët stërvisin policët shqiptarë si të bllokojnë kontrabandën e armëve nga kufiri

Amerikanët stërvisin policët shqiptarë si të bllokojnë kontrabandën e armëve nga kufiri

78
0
Shares

Policia Kufitare Shqiptare gjatë dhjetorit është trajnuar nga ekspertët amerikanë, me qëllim reagimin më të shpejtë ndaj kalimeve të paligjshme të kufirit e sidomos trafikut të armëve. Ambasada amerikane njoftoi se për më shumë se 14 vjet, Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare (EXBS) i Ambasadës Amerikane ka punuar për të ndihmuar në zhvillimin dhe përmirësimin e tregtisë strategjike të Shqipërisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar.

Nga data 11 deri 15 dhjetor, EXBS kreu trajnimin për Kapjet në Kufirin e Gjelbër me punonjës të Policisë Kufitare të Shqipërisë. Ekspertët amerikanë trajnuan oficerë për reagim të frytshëm ndaj kalimeve të paligjshme në kufi si dhe për të lokalizuar, identifikuar dhe kapur me sukses persona të cilët kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin në zona të largëta, me qëllim kontrabandimin si dhe trafikimin e armëve konvencionale apo materialeve të cilat mund të përdoren në armë të shkatërrimit në masë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY