Nga Bristoli vjen çudia, të ndalim qëndrimin e zogjve nëpër pemë

Nga Bristoli vjen çudia, të ndalim qëndrimin e zogjve nëpër pemë

63
0
Shares

Zinxhirë të gjembëzuar i janë vënë pemëve së fundmi në një lagje të Bristolit në jugperëndim të Anglisë, në mënyrë që të mos lejojnë zogjtë të pushojnë në degët e tyre. Kjo mënyrë parashikohet të parandalojë bërjen pis të makinave nga jashtëqitja e zogjve në parkun në të cilin ndodhet edhe parkingu i zonës.

Shumë nga banorët kanë shprehur me furi kundërshtinë e tyre duke u ankuar dhe tek Këshilli i Qeveritar i qytetit. Ky vendim u mor pasi disa nga rezidentët ishin lodhur nga pastrimi çdo ditë i makinave nga mbetjet e zogjve, të cilët mblidheshin me turma në pemët ku parkoheshin mjetet e tyre. Një përfaqësues i Këshillit të Bristolit, u shpreh se nuk e kishin të mundur të gjenin një zgjidhje për këtë, pasi parkingu ishte në një pronë private./ABCnews.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY