Monika Kryemadhi zbardh bisedën me Donald Lu: Ja çfarë i thashë për...

Monika Kryemadhi zbardh bisedën me Donald Lu: Ja çfarë i thashë për Ramën dhe mesazhi i ambasadorit

198
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duke folur për takimin që ka zhvilluar sot me ambasadorin e SHBA, Donald Lu, ka theksuar se forca e saj politike është e gatshme që të votojë në çdo moment krijimin e KLP-së, për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri. Por sipas kryetares së LSI, kjo po pengohet nga kryeministri Rama, i cili, po sipas Kryemadhit, synon që të mos formohet KLP-ja, SPAK dhe Byroja e Hetimit.
“Takimin me ambasadorin e kishim lënë për të hënën, por për shkak të protestës e bënë sot. Takimi në kuadër të një vizite që do bëj në SHBA. Diskutuam edhe për situatën ku ne ndodhemi. Mesazhi që na është dorëzuar nga ambasadori Donald Lu shpreh si problem serioz dhunën e ushtruar ditën e hënë. SHBA janë të vendosura për të vijuar Reformën në Drejtësi, kjo është një nga pikat. 19 votat e LSI janë të gatshme për të zhbllokuar krijimin e KLP-së, tanimë nuk pengohet më procesi. I kam thënë edhe ambasadorit, të mblidhet e të krijohet KLP-ja. Kjo tymnajë është krijuar për shkak se Ramës nuk i intereson të ngrejë SPAK dhe Byronë e Hetimit. Donald Lu vlerësoi qëndrimin tim. Segmente të caktuar kërkojnë destibalitet që të mos krijohet KLP-ja, SPAK dhe Byroja e Hetimit”, shprehet Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY