Mat, digjet gjatë punës, punëtori i Uzinës së Ferrokromit

Mat, digjet gjatë punës, punëtori i Uzinës së Ferrokromit

182
0
Shares

Një punëtor në Uzinën e Ferrokromit, Komsi në Mat, është aksidentuar gjatë punës, duke pësuar djegie në këmbën dhe në dorën e majtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 të mbrëmjes së sotme.
I plagosuri është shtetasi Q. B., 62 vjeç, banues në Burrel. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Burrelit, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY