Dosja e Lulëzim Berishës në Gjykatën e Lartë

Dosja e Lulëzim Berishës në Gjykatën e Lartë

80
0
Shares

Gjykata e Lartë vendos të kalojë në shqyrtim rekursin e Prokurorisë kundër vendimit që liroi me kusht nga qelia të ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Ai u lirua një vit më parë nga Apeli i Durrësit, kur i kishin mbetur më pak se 5 vite dënim për të kryer.
Në përfundim të fazës së studimit të dosjes në dhomën e këshillimit në Gjykatën e Lartë është dalë në përfundimin se çështja duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor. Kalimi i këtij filtri ka shmangur arkivimin e dosjes, siç do të ndodhte nëse gjykata do të vendoste mospranim ankimi që në dhomën e këshillimit. Në ditët në vijim Kolegji Penal pritet të caktojë një datë për shqyrtimin e ankimit të Prokurorisë mbi vendimin që liroi Berishën.
Një vit më parë lirimi nga qelia i ish-kreut të bandës së Durrësit u përcoll me bujë dhe shkaktoi edhe një reagim të ambasadorit amerikan Donald Lu. Nga ana tjetër, prokuroria nisi hetim për dy nga zyrtarët e burgut ku ai vuante dënimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY