KTHESA E HETIMEVE/ Shkodër, ja për sa euro borxh i burgosuri ekzekutoi...

KTHESA E HETIMEVE/ Shkodër, ja për sa euro borxh i burgosuri ekzekutoi 35-vjeçarin

362
0
Shares

Kanë marrë një kthesë të fortë hetimet për ekzekutimin e Angjelin Shkambit, për të cilin policia po kërkon Artan Koçekun. Ekspertiza ka nxjerrë që 35-vjeçari është vrarë në Stom Golem të Shkodrës, katër orë para se të njoftohej policia. Të shtënat janë dëgjuar në orën 07:00 të mëngjesit, kurse policia mësoi për ngjarjen në orën 11.20.
Burime nga grupi hetimor i thanë ABC News, se viktima Angjelin Shkambi, i cili ishte në arrest shtëpie, ate dite doli rreth orës 7:00 të mëngjesit dhe vetëm 1 km larg u takua me Koçekun me të cilin kishte lënë takim një natë me parë për t’u sqaruar rreth borxhit. Por ndryshe nga sa u tha fillimisht nga policia, burimet nga hetimet tregojnë se borxhi prej 40 mijë eurove nuk ishte i viktimës, por i autorit. Artan Koçeku kishte marrë 7 ditë leje nga Burgu i Peqinit dhe një ditë para se të kthehej vrau me pistolete 35-vjeçarin. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe në mjetin e Angjelin Shkambit nuk është gjetur asnjë mjet dyshues apo armë zjarri, ç’ka shton dyshimin se Artan Koçeku ka qenë i përgatitur për kryerjen e një akti të tillë. Policia e Shkodrës ka arritur të gjeje gjurmë të Koçekut i cili mësohet se është larguar me një mjet tip fuoristradë në drejtim të Dukagjinit.
Grupi Hetimor po heton edhe pistën e dhënies së lejes nga burgu, dhe procedurat e ndjekura me këtë rast, si dhe mungesën e kontrollit dhe vëzhgimit të vazhdueshem sic e kërkon procedura ndaj një personi me rekorde kriminale siç është Artan Koçeku. Ai është arrestuar nga policia e Shkodrës në mars të vitit 2013-të bashke me persona te tjere per grabitjen e disa karburanteve në Shkodër dhe Lezhë dhe te dyshuar për vendosjen e tritolit të mjetit të efektivit të policisë së Shkodrës, Pavlo Vuksani. Por Artan Koçeku u dënuan me vendim të Gjykatës së Apelit Shkodër me 8 vite burg për veprën penale vjedhje e kryer në bashkëpunim, shkatërrim pronës së tjetrit. Kurse tani ndodhet në arrati dhe akuzohet për vrasje me paramendim, dhe armë mbajtje pa leje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY