Policia greke bën bilancin e sekuestrimit prej saj të drogës “shqiptare”

Policia greke bën bilancin e sekuestrimit prej saj të drogës “shqiptare”

82
0
Shares

E ndërsa në Shqipëri flitet se në këtë vit do të mbyllet çështja e kanabisit, policia greke bën me dije se pjesa dërrmuese e 16 tonëve drogë e kapur, vjen nga vendi ynë. Policia greke ka publikuar të dhënët për sasinë e drogës së konfiskuar gjatë këtij viti.
Këto të dhëna janë bërë publike gjatë djegies së 25 kilogramë heroinë, 27 kg kokainë, 300 kilogramë kanabis dhe 1,200 fidanë kanabisi, në zonën e Beotisë. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i policisë greke, gjeneral leitnant Konstandinos Tsuvalas, e cilësoi vitin 2017 si një vit mjaft të suksesshëm në luftimin e trafikut të drogës. Ai shtoi se viti 2018 do të shpallet si “viti kundër drogës”.
“Gjatë 2017-s u sekuestruan gjithsej 16 tonë kanabis, shumica e të cilave kishin hyrë nga Shqipëria, 302 kg heroinë, 220 kg kokainë dhe 50.000 pilula narkotike. Policia trajtoi 12.000 çështje që lidheshin me drogën. U proceduan 17.000 persona, nga të cilët 12.000 u arrestuan”, u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY