VIDEO/ Policia filmon arrestimin e 51 vjeçarit në Vlorë, e kishte Opelin...

VIDEO/ Policia filmon arrestimin e 51 vjeçarit në Vlorë, e kishte Opelin plot me drogë

154
0
Shares

Policia e Vlorës ka arritur të sekuestrojë në një makinë tip Opel rreth 77 kg drogë të ndarë në 27 pako. Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë arrestuar drejtuesin e mjetit, 51 vjeçarin Renato Agalliu, banues në Fier. Lënda narkotike u gjet në një çantë në automjetin e ndaluar nga policia, ndërsa po punohet për të ndaluar persona të tjerë të implikuar në këtë trafik.

VlorëGoditet një rast i prodhim shitjes së lëndëve narkotike !Finalizohet operacioni policor i koduar ''NDJEKJA'' !Sekuestrohen 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa !Arrestohet në flagrancë autori !Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen ''11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brëndësi të mjetit tip ''Opel'', i cili drejtohej nga shtetasi R. A.Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg.Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :R. A, 51 vjeç, banues në Fier. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel.Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet hetimore iu referuan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

Publié par Policia e Shtetit sur mardi 19 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY