Korçë, atentat me armë zjarri, plagoset 39-vjeçari

Korçë, atentat me armë zjarri, plagoset 39-vjeçari

147
0
Shares

Policia e Korçës bënë të ditur se sonte rreth orës 18.05, në Spitalin Rajonal të Korçës ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. Z., rreth 39 vjeç, banues në Korçë. Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra këtij personi, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë – Ersekë, ku ky shtetas është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet.
Aktualisht ky person ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY