Acari “pushton” nesër Shqipërinë, përgatituni për dimrin e vërtetë, ja sa ulen...

Acari “pushton” nesër Shqipërinë, përgatituni për dimrin e vërtetë, ja sa ulen temperaturat

319
0
Shares

Pas disa ditëve me reshje të dendura, Shqipëria duket se është prekur nga dimri i vërtetë me temperatura tepër të ulëta dhe ngrica e dëborë në të gjithë vendin. Acari do të mbizotërojë ditën e nesërme, teksa temperaturat do të ulen që nga bregdeti e deri në zonat malore. Sipas parashikimit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshje nuk do të ketë, por ngrica do të jenë të mëdha.

Parashikimi i motit

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje përveç ndonjë reshje lokale të dobët në Qarkun e Elbasanit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 °C / 9 °C

në vendet e ulëta:  -5 °C / 9 °C

në vendet malore:  -10 °C / 0 °C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY