PROTESTA/ Trondit Kryemadhi: Skenari i vetëm është që Edi Rama të iki...

PROTESTA/ Trondit Kryemadhi: Skenari i vetëm është që Edi Rama të iki dhe të mos kthehet më

129
0
Shares

Para godinës së Parlamentit janë mbledhur tashmë protestuesit e opozitës, ndërsa deputetët e PD dhe LSI, sapo kanë hyrë brenda sallës. Në një prononcim të shkurtër për mediat kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi theksoi se opozita do të ndalojë Edi Ramën që të marrë peng fatet e Shqipërisë dhe e mira është që kryeministri të largohet e të mos kthehet më në drejtimin e këtij vendi.

“Ne do bëjmë detyrën tonë si deputetë, për atë çfarë na kanë votuar shqiptarët. Shqiptarët nuk kanë votuar që në Parlamentin e tyre të përfaqësohen nga njerëz të lidhur me krimin. Jetët e shqiptarëve rrezikohen çdo ditë nga krimi i organizuar dhe trafiku i drogës. Votat ata mund ti kenë për ta zgjedhur, ndoshta duan ta rrëmbejnë Prokurorinë, por shqiptarët nuk do t’i rrëmbejnë dot. Edi Rama nuk ka ndjerë ndonjëherë përgjegjësi për fëmijët e tij dhe s’ka për të ndjerë kurrë për fëmijët e shqiptarëve. S’ka skenarë të përgatitur, sepse kështu Edi Rama e shkel kushtëtutën. Seknari i vetëm është që nëse Edi Rama do të shkojë e të pijë kafe me Mogherinin, le ta bëjë. Të ikë e të mos kthehet më”, tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY