PROTESTA/ Policia merr masa për trafikun rrugor: Ja ku devijohet dhe nuk...

PROTESTA/ Policia merr masa për trafikun rrugor: Ja ku devijohet dhe nuk lejohet qarkullimi

66
0
Shares

Policia e Shtetit ka marrë masa për organizimin e protestës së opozitës sot përpara Kuvendit të Shqipërisë. Policia ka njoftuar për devijim të trafikut në disa akse kryesore të Tiranës.

Deklarata e Policisë së Shtetit:

Në kuadër të zhvillimit të protestës të subjektit të Partisë Demokratike, më datë 18 dhjetor 2017, ora 09.00 -13.00, para Parlamentit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bënë me dije se duke filluar që më datë 17.12.2017, në orën 22:00 dhe deri në përfundimin e protestës ditën e hënë nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme:

  • Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha” Spostimi te rruga “Xhorxh Bush” dhe rrugicat që kufizohen me të do filloj nga ora 22:00 e datës 17.12.2017.

Të hën nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative. Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen : • Tek Terminali në rrugën e “Elbasanit” • Sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”. • Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit. • Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroi”.

I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë. Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendren e qytetit dhe rrugen e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mengjesit deri në përfundim të protestes. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY