‘Takim me Tahirin’, reagon Shkëlzen Berisha: Shpifje që burojnë nga paniku i...

‘Takim me Tahirin’, reagon Shkëlzen Berisha: Shpifje që burojnë nga paniku i ish-ministrit prej përgjimeve të Habilajve

253
0
Shares

Pak ditë më parë disa media pranë qeverisë në Tiranë përhapën lajmin për një takim kokë më kokë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Shkëlzen Berishës në Gjermani. Ato madje shpreheshin se është dakordëruar një marrëveshje midis të dyve, por sot ka ardhur përgjigjia e Berishës, i cili në rrjetet sociale se kemi të bëjmë me një lajm krejtësisht të pavërtetë.

Ai thotë se e gjitha kjo është një sajim nga ana e disa portaleve, ndërsa nënvizon se e ndjen të nevojshme që të sqarojë njëherë e mirë publikun rreth këtyre aludimeve.

Postimi i Shkëlzen Berishës:

“Duket se ‘burimet’ e Habilajve kane pikuar disa portale qe aludojne per takime mes meje dhe kushuririt te tyre ish-minister, që dyshohet dhe hetohet per trafik nderkombetar droge nga drejtesia shqiptare dhe italiane.

Ndonëse e panevojshme, ne respekt te opinionit sqaroj se këto lajme te rreme jane kryekeput shpifje lehtesisht te verifikueshme si te tilla. Arsyet e tyre duhen gjetur te paniku qe ka mberthyer kusheririn e trafikanteve nga zbardhja e perditshme e bisedave ku njerezit e tij te afert flasin per miliona euro dhe diamante qe perfundojne ne xhepat e tij nga trafiku i drogës.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY