VIDEO/ Gjyshja që s’njeh frikën, negocion për paqe mes ushtrisë izraelite dhe...

VIDEO/ Gjyshja që s’njeh frikën, negocion për paqe mes ushtrisë izraelite dhe demonstruesve palestinezë

125
0
Shares

Palestinezët prej mëse dy javësh vijojnë protestat e tyre kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Nga fronti i përplasjes së tyre me ushtrinë izraelite është publikuar së fundmi një video tepër interesante dhe me mesazh të frotë. Gazetari rus i kanalit RT filmoi të shtunën, në “zonën neutrale” midis ushtrisë dhe demonstruesve një gjyshe, që po përpiqej të ndalonte përplasjen mes tyre.

Gjyshja e patrembur nga shkrehja e armëve shihet në përpjekje për të bindur palët që të mos përdorin forcën. Ajo herë ecën në drejtim të palës izraelite e herë te pala palestineze, duke i lutur që t’i japin fund konfliktit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY