DOKUMENTI/Ja një përmbytje e madhe në regjimin komunist

DOKUMENTI/Ja një përmbytje e madhe në regjimin komunist

104
0
Shares
?

Përmbytjet në regjimin komunist nuk bëheshin publike për të gjithë qytetarët por ndërkohë administrata komuniste shkëmbente informacion. Kërkuesi ia rkivave, Kastriot Dervishi ka publikuar një document që I përket vitit 1986 dhe që raportonte në lidhje me një përmbytje që kishte ndodhur në Lezhë.

“Ditët e fundit dëgjuam nga përfaqësues të regjimit të shkuar se gjatë diktaturës së keqe komuniste, punët ecnin vaj, nuk ndodhnin përmbytje, se hapeshin kanale, shteti funksiononte, etj. Në të vërtetë, komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme është plot me njoftime përmbytjesh. Nuk po paraqes njoftime të viteve të para të paslufës, pra të kohës kur u kryen punime bonifikuese nga puna detyruese e të burgosurve, por nga fillimi i vitit 1986. Edhe atëherë me shtabe e kemi pasur punën, se metodologjia enveriste nuk shqitet kollaj nga qeverisja. Njoftimi është për Rrethin e Lezhës. Jo vetëm janë shkaktuar ato pasoja që shihen në njoftim, por është lagur edhe baruti i depove të ushtrisë, se edhe ajo copë-copë ka qenë, mezi mbante veten. Nënshkrimi i sipërm është i ministrit Hekuran Isai, i cili nuk ka lënë asnjë shënim se çfarë masash duheshin marrë, por vetëm ka konfrmuar leximin e tekstit të grupit operativ”, shkruan Dervishi.
Image may contain: text

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY