DEKLARATA/Zbulohet enigma e humbjes së Zallit në Tropojë, bashkia tregon cfarë ndodhi...

DEKLARATA/Zbulohet enigma e humbjes së Zallit në Tropojë, bashkia tregon cfarë ndodhi pas zjarrit

329
0
Shares

Ne foto, pamje nga flaket qe perfshine nje pallat ne qytetin Bajram Curri
Bashkia e Tropojës ka reaguar në lidhje me vdekjen e Gent Zallit, kryefamiljarit shtëpia e të cilit u dogj pak ditë më parë në Bajram Curri. Në një postim të kryetarit të bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj thuhet se pushteti lokal i erdhi në ndihmë familjes së Zallit menjëherë pas rënies së zjarrit duke iu ofruar banesë të përkohshme dhe ndërkohë filloi rindërtimi i banesës së dëmtuar.

Dushaj shpjegon se familja Zalli prej 10 ditësh jeton një ambient tjetër dhe se vdekja e tij në një kantier ndërtimi në Valbonë. “Ne u kemi ofruar familjeve të dëmtuara strehim të përkohshëm deri në rregullimin e banesave të tyre, duke u paguar qeranë dhe dy prej tyre kanë pranuar strehimin te ish ndërmarrja e sharrës, sot e kthyer në godinë banimi nga pronari i saj, në të cilën banojnë dhe disa familje të tjera tropojane, pra është godinë e banueshme. Familjet që kanë pranuar strehimin janë:
1-Gent Zalli
2-Xhevahir Hysenaj
Familja e tretë është strehuar te të afërmit e vet.
Ne si institucion i bashkisë jemi munduar t’i ndihmojmë brenda mundësive tona familjet që pësuan dëme të mëdha, duke i furnizuar me materialet bazë ushqimore, me një sobë për ngrohje, me dru për zjarr, me krevatë, dyshekë, batanije dhe rroba, i kemi ndihmuar me 12 mijë lekë të reja në dorë dhe me dt.15 dhjetor u kemi kaluar me vendim këshilli 50 mijë lek të reja për secilën nga tre familjet me dëmtime të mëdha dhe 20 mijë lekë të reja për familjet e tjera të këtij pallati, të cilat pësuan dëme më të vogla, ne gjithashtu kemi filluar punën për rindërtimin e çatisë së pallatit pavarësisht kushteve shumë të vështira si pasojë e motit të keq”, shpjegon Dushaj.
Në vijim Dushaj shpjegon se vdekja e Zallit nuk ka qenë vetësakrifikim për humbjen e pasurisë por aksident në punë. “Ne shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zalli për humbjen e njeriut të tyre të afërt dhe ndjejmë neveri për çdo individ, që imoralisht starton një cikël shpifjesh duke e shpërndarë nëpër portale mediash, për të përdorur politikisht vdekjen aksidentale të kryefamiljarit të familjes Zalli, i cili sipas deklaratës së policisë humbi jetën dje gjatë punës në Valbonë dhe nuk u vetflijua si pasojë e mungesës së ndihmës, siç disa mendje të sëmura e paramendojnë dhe e shesin si një fakt të vërtetë”, thotë kryetari i Bashkisë së Tropojës.

Deklarata e plotë:
Të dashur miq, një zjarr i madh përfshiu para disa ditësh katin e sipërm të një pallati në qytetin e B.Currit, fatmirësisht pa viktima por vetëm me dëme materiale, kjo dhe fal ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të zjarrfikësve të bashkisë Tropojë, Hasit e Gjakovës, të cilët padiskutim duhen falenderuar me mirënjohje dhe respekt për punën e tyre heroike.
Bashkia Tropojë ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për ndihmë, i cili është dërguar pranë institucioneve shtetërore, personalisht kam mbajtur kontakte të vazhdueshme me deputetin e Tropojës z.Isuf Çelaj, me Prefektin dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave për kompensimin e familjeve të dëmtuara, si dhe kam vënë në dijeni Ministrin e Brendshëm.
Ne u kemi ofruar familjeve të dëmtuara strehim të përkohshëm deri në rregullimin e banesave të tyre, duke u paguar qeranë dhe dy prej tyre kanë pranuar strehimin te ish ndërmarrja e sharrës, sot e kthyer në godinë banimi nga pronari i saj, në të cilën banojnë dhe disa familje të tjera tropojane, pra është godinë e banueshme. Familjet që kanë pranuar strehimin janë:
1-Gent Zalli
2-Xhevahir Hysenaj
Familja e tretë është strehuar te të afërmit e vet.
Ne si institucion i bashkisë jemi munduar t’i ndihmojmë brenda mundësive tona familjet që pësuan dëme të mëdha, duke i furnizuar me materialet bazë ushqimore, me një sobë për ngrohje, me dru për zjarr, me krevatë, dyshekë, batanije dhe rroba, i kemi ndihmuar me 12 mijë lekë të reja në dorë dhe me dt.15 dhjetor u kemi kaluar me vendim këshilli 50 mijë lek të reja për secilën nga tre familjet me dëmtime të mëdha dhe 20 mijë lekë të reja për familjet e tjera të këtij pallati, të cilat pësuan dëme më të vogla, ne gjithashtu kemi filluar punën për rindërtimin e çatisë së pallatit pavarësisht kushteve shumë të vështira si pasojë e motit të keq. Ne shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zalli për humbjen e njeriut të tyre të afërt dhe ndjejmë neveri për çdo individ, që imoralisht starton një cikël shpifjesh duke e shpërndarë nëpër portale mediash, për të përdorur politikisht vdekjen aksidentale të kryefamiljarit të familjes Zalli, i cili sipas deklaratës së policisë humbi jetën dje gjatë punës në Valbonë dhe nuk u vetflijua si pasojë e mungesës së ndihmës, siç disa mendje të sëmura e paramendojnë dhe e shesin si një fakt të vërtetë. Qeveria dhe bishtat e saj nëpër tokë, që nuk kanë lëvizur as gishtin për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve të prekura nga ky rrezik, nuk munden që përmes baltës të ndotin punën e palodhur të bashkisë Tropojë në shërbim të çdo familje tropojane.
Image may contain: 1 person, outdoorImage may contain: 1 person, sittingImage may contain: people standing, outdoor and natureImage may contain: outdoor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY