Dështim spektakolar i Policisë së Durrësit, ikën skafi me drogë drejt Malit...

Dështim spektakolar i Policisë së Durrësit, ikën skafi me drogë drejt Malit të Zi, ndalohet vetëm Fuoristrada

443
0
Shares
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka dështuar të ndalojë një skaf të mbushur me drogë. Mësohet se mjeti lundrues është larguar në drejtim të Malit të Zi, ndërsa News 24 bën me dije se burime të sigurta kanë konfirmuar se ai u ngarkua me drogë në Porto Romano. Uniformat blu kanë arritur të ndalojnë e arrestojnë në flagrancë vetëm dy persona, brenda një automjeti tip Fuoristradë.

Mjeti ngeci në rërë pas nisjes së skafit me drogë. Të arrestuarit janë 30 vjeçari Albert Dedej nga Vlora dhe Orjol Brokaj nga Lushnja. Dedej ka drejtuar furgonin me drogë, ndërsa Brokaj drejtonte fuoristradën që tërhiqet karelin, me të cilin u transportua skafi nga toka në det. Ata të dy dyshohet se transportuan lëndën narkotike nga Vlora në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY