Vjollca Hoxha shet aksionet e “Lori Caffe”, ja vlera

Vjollca Hoxha shet aksionet e “Lori Caffe”, ja vlera

855
0
Shares

Valtelina, një nga përpunuesit më të mëdhenj të kafesë në vend, tregtues i markës Lori Caffe, ka ndryshuar strukturën e aksionerëve.
Sipas të dhënave zyrtare të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Familja Hoxha ka shitur 51% të aksioneve, duke e ulur zotërimin e saj në 49% dhe duke lëshuar në këtë mënyrë kontrollin e kompanisë.
Transaksioni është regjistruar më 12 dhjetor dhe blerësi i 51% të aksioneve është kompania ALB-ERK. Sipas kontratës së shitblerjes, çmimi i shitjes së 51% të aksioneve është 153 milionë lekë, ose rreth 1.2 milionë euro.
5 aksionerët e familjes Hoxha, që më parë kishin secili nga 20% të aksioneve (Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha, Itan Hoxha) kanë shitur secili nga 12.75% të kuotave dhe kanë mbajtur secili nga 7.25%.
Blerësi ALB-ERK, i krijuar në vitin 2009, ka si aktivitet import-eksport, tregti me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm, kryesisht kafe dhe aksionerë janë me nga 50% secili, Eduart Hoxha dhe Artan Hoxha.
Shitësit kanë ruajtur sipas kontratës të drejtën e riblerjes së aksioneve. “Kjo kontratë shitje kuotash i nënshtrohet kushtit të rishitësisht dhe shitësit kanë të drejtë të riblejnë nga blerësi kuotat e tyre respektive, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë”, thuhet në kontratën e shitblerjes.
Lori Caffe (Valtelina) është krijuar që në vitin 1995 dhe sipas faqes së saj në internet është prodhuesi më i madh i kafesë në vend. “Hapat e parë nisën me një pjekëse të thjeshtë, por pak kohë pas krijimit të saj, u vërtetuan vlerat e vërteta, çka bëri që dhe objektivi për të kapur majat në tregun shqiptar por edhe më gjerë, të kthehej në realitet”, thuhet në faqen e internetit.
Për vitin 2016, kompania realizoi të ardhura prej 526 milionë lekësh dhe fitim para taksave prej 94 milionë lekësh.
Blerësi ALB-ERK kishte të ardhura prej 323 milionë lekësh në vitin 2016, ndërsa fitimet para taksave ishin 21 milionë lekë, sipas të dhënave të deklaruara në bilancin e dorëzuar në QKB. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY