‘Mbijetojnë’ vetëm 3 nga 7 kandidatë për Kryeprokuror, ja cilët morën “notë”...

‘Mbijetojnë’ vetëm 3 nga 7 kandidatë për Kryeprokuror, ja cilët morën “notë” kaluese nga mazhoranca

106
0
Shares

Pa praninë e opozitës dhe me synimin e qartë, për të nxjerrë kandidatët që do të duhet të marrin 36 vota në Kuvend për t’u shpallur Kryeprokuror, është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve. Punimet e tij nisën me dhënien e konkluzioneve për 7 kandidatët për Prokuror të Përkohshëm dhe raportin e lexoi deputeti socialist Bledi Çuçi.

Pasi socialistët i nxorrën të metat katër prej kandidatëve që kishin në garën e thirrur, sipas opozitës në shkelje flagrante të Kushtetutës, nxorën si të denjë për postin vetëm tre emra. Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi do të jenë kështu tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Shqipërisë pas seleksionimit që i bëri sot mazhoranca. Raporti me tre emrat që kaluan “sprovën” në procesin e nisur dhe përfunduar nga vetë Partia Socialiste, do t’i kalojë tani Kuvendit të Shqipërisë.

Raporti i lexuar nga Bledi Çuçi:

Kandidati Arqile Koça i përmbush pjesërish kriteret se nuk ka gradën shkencore.

Kandidatja Arta Marku përmbush kriteret e përvojës dhe gradës.

Kandidati Artur Selmani përmbush pjesërisht kriteret për Prokuror të Përgjithshëm; përmbush kriterin e vjetërsisë. Nuk ka kriterin e gradës shkencore, që është kusht. Ka një masë disiplinore në punën e tij.

Kandidati Besnik Muçi plotëson kushtet dhe kriteret.

Kandidati Ferdinan Elezi përmbush kushtet dhe kriteret.

Kandidatja Ermira Tafani i përmbush kushtet. I plotëson dhe kërkesat ligjore, se nuk ka qënë as anëtare as bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, e asnjë asgjensie të huaj dhe as ka marrë masë disiplinore.

Kandidati Granit Shahu nuk i plotëson kushtet e vjetërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY