Rikthehen përmbytjet, IGJEUM: Reshje intensive dhe shtrëngata ka sot dhe nesër, rreziku...

Rikthehen përmbytjet, IGJEUM: Reshje intensive dhe shtrëngata ka sot dhe nesër, rreziku është i madh

75
0
Shares

Instituti i Gjeoshkencës ka njoftuar se gjatë pasdites së sotme dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, territori i Shqipërisë do të dominohet nga moti i keq, me reshje dhe shtrëngata.

Në pjesën veriore dhe jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C
në vendet malore: 5 °C / 9 °C.

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY