Bilanci i 24 orëve në Tiranë, disa të arrestuar e të shpallur...

Bilanci i 24 orëve në Tiranë, disa të arrestuar e të shpallur në kërkim për dhunë, drogë dhe vjedhje

69
0
Shares

Policia e Tiranës në një njoftim për shtyp bën të ditura detajet e operacioneve të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit, ku janë arrestuar, ndaluar dhe shpallur në kërkim 6 shtetas për veprat e ndryshme penale, si vjedhje, dhunë në familje apo grabitje.

Njoftimi i policisë:

– Më datë 14.12.2017 , u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës  17:00, në rrugën “Sitki Çiço”, ju gjet e sekuestrua 1.9 (një pikë nëntë) gram me gjithë amballazh, lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”. Parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

– U kap shtetasi në kërkim, A. T., 25 vjeç, banues në fshatin Lundër. I shpallur në kërkim me shkresen nr. 25608/1-K datë 04.12.2017, kartelë ngjyrë “Rozë”, pasi më datë 24.11.2017, ka ushtruar dhunë fizike dhe përndjekur shtetasen E. Sh. Parashikuar nga Neni 121/a i Kodit Penal

– Në vijim të komunikatës së dhënë  me datë 13.12.2017,  që bën fjalë për veprën penale vjedhje të një unaze në një argjendari në rrugën e “Durrësit”, më datë 14.12.2017, rreth orë 10:00, u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, të cilit ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale unaza e vjedhur. Parashikuar nga  Neni 134 i Kodit Penal.

– U arrestua në flagrancë shtetasi P. S., 75 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi rreth orës 20:30, në lagjen Nr.1, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases N.Xh., 51 vjeçe, dhe djalit të mitur me iniciale XH. S., 13 vjeç, me arsim 9 klasë. Parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal

Nga Specilistët e Qarkullimit Rrugor u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Armand B., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 01:40, në rrugën “Dedë Gjon Luli”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault” nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë, (për bërjen e testit të alokolit).

– Rezart K., 26 vjeç, banues në Qesarakë, pasi rreth orës 13:05, në rrugën “Asim Vokshi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda”.

Materialet për këta shtetas iu   refuran Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY