Seks me 50 mijë lek, tutores durrësake ia gjejnë prostitutën dhe klientin...

Seks me 50 mijë lek, tutores durrësake ia gjejnë prostitutën dhe klientin në shtëpi

1086
0
Shares

Policia e Durrësit ka arrestuar dy femra, rreth 40 vjeçe, pasi kishin ndërtuar një bazë të vërtetë prostitucioni. Të arrestuarat janë Shpresa Pisha, 47 vjeçe, organizatore dhe ndërmjetëse mes prostitutave dhe klientëve si dhe “e punësuara”, Y.R. 40 vjeçe. Në gjendje të lirë është proceduar një nga klientët.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 2- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rrjeti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Ata kanë finalizuar operacionin e koduar “Rent” ku u arrestuan në flagrancë shtetaset Sh. P 47 vjeçe, banuese në Durrës dhe Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit: G.A. 44 vjeç, banues në Shijak.

Shpresa Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim, Sh. P, vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja). Vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

  • ”Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambjenteve për prostitucion” në ngarkim të shtetases Sh. P, parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.
  • “Prostitucion” në ngarkim të shtetases dhe Y.R. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.
  • “Prostitucion” në ngarkim të shtetasit G.A. parashikuar në nenin 113/a të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY