‘Bomba’ e gazetarit: Ja cili kandidat për kryeprokuror ka përplasur një njeri...

‘Bomba’ e gazetarit: Ja cili kandidat për kryeprokuror ka përplasur një njeri me makinë, është qëlluar dhe me armë

235
0
Shares

Kandidatët për Kryeprokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm u pritën ditën e djeshme në seancë dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, por ajo ç’ka ra në sy ishte se atyre nuk ju bënë disa pyetje që nëse do të merrnin përgjigjen e duhur, do t’i rrëzonin kredibilitetin.

Këtë detaj e ka nxjerrë në pah gazetari Basir Çollaku, i cili ka publikuar edhe detaje nga karriera e kandidatit Ferdinand Elezi, të përfolur si i mbështetur nga Vangjush Dako. Sipas gazetarit, prokurori Elezi ka përplasur me makinë një person në vitin 2006 në Tiranë dhe ndaj tij është qëlluar me armë zjarri në Durrës.

Postimi i Basir Çollakut:

Elezi, Prokurori kandidat për PPP, pyetje që duheshin bërë..!!

Ferdinand Elezi eshte nje nga 7 kandidatet qe aplikuan dhe dje u degjuan nga Komisioni i Ligjeve, ne garen per PPP, Prokuror i Pergjithshem i Perkohshem. Ishte kandidati i pare qe aplikoi dhe deri diten e fundit ishte thuajse i vetmi. Por me pas gjashte prokurore te tjere iu shtuan gares. Elezi sipas asaj çfare shkruhej mediatikisht kishte nje lobim nga Durresi, njerez te pushtetit dhe paspushtetit. Sigurisht ketu nuk çalon asgje sepse lobingjet politike tek ne bejne pune me fort se ato profesionale.

Ajo qe prezantuan prokuroret ishte e ardhmja e asaj qe mendojne te bejne dhe telegrafisht e shkuara. A kane konkurentet e PPP, e cila ngjan me idene e Rames Partneritet Publik Privat, mekate te cilat mund te ndikojne ne punen e tyre?! Mbase. Si kushdo. Kandidati Elezi se paku kater pyetje duhet te mbushte me pergjigje. Cilat jane:

Ne vitin 2006 ne Tirane, prokurori Ferdinand Elezi, me mjetin e prokurorise me targa TR 2647 K aksidenton Bariq Simakun, shendeti i te cilit nuk mori per mire..Eshte nje ngjarje per tu permedur ne deklarim?!

Prokurori Elezi eshte goditur, ndaj tij eshte qelluar me arme zjarri ne Durres. Pyetja eshte a ka bere padi ne Prokurori lidhur me kete ngjarje dhe çfare arsye, motivi ka prodhuar kete ngjarje, eshte kjo per shkak te detyres?!

Per te shkuar me tej, Elezi si shef komisariati ne Sarande ne vitin 1997 kujt ia dorezoi detyren si shef komisariati pasardhesi?!?! Apo bandat e moren vete te lire detyren ne Komisariat?

Nje tjeter pyetje per te bere eshte dhe detyra e komanduar ne Korçe. Elezi duke qene Prokuror Aapeli ne Durres eshte komanduar prokuror per katër muaj ne Korçe.

Sa i ligjshem eshte sa i perket kohezgjatjes dhe shkalles hierarkike ky komandim ne kete detyre..?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY