Miratohen shpërblimet për ushtrinë dhe policinë, ja përfitimet sipas kategorive

Miratohen shpërblimet për ushtrinë dhe policinë, ja përfitimet sipas kategorive

123
0
Shares

Qeveria ka miratuar sot shpërblimin për forcat ushtarake dhe ato të policisë që morën pjesë në aksionet e përmbytjeve. Më poshtë janë shumat e parave të ndara sipas kategorisë.

Personeli i angazhuar në Ministrinë e Mbrojtes do të shpërblehet si më poshtë:
298 Forca të armatosura, në shumën 14,900,000 lekë (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind lekë)
1 560 Forca të armatosura, në shumën 31,200,000 lekë (tridhjetë e një milion e dyqind mijë lekë)
1 059 Forca të armatosura, në shumën 10,590,000 lekë (dhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë lekë)
Shpërblimi i punonjësve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet në masën 20,000 lekë/punonjës, për 330 punonjës dhe konkretisht:
Për Repartin Special “Renea” dhe Repartet e FNSH-ve Tirane, Fier dhe Shkodër, 70 punonjës;
për drejtorinë vendore te policisë Fier, 60 punonjës;
për drejtorinë vendore te policisë Durrës, 30 punonjës;
për drejtorinë vendore te policisë Tirane, 30 punonjës;
për drejtorinë vendore te policisë Vlore, 70 punonjës dhe,
për drejtorinë vendore te te Kufirit Migracionit Vlore dhe Repartin “Delta Force, 70 punonjës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY