Edhe Blushi i “përvishet” ambasadorëve: Ju që bllokuat votimin elektronik sot flisni...

Edhe Blushi i “përvishet” ambasadorëve: Ju që bllokuat votimin elektronik sot flisni për teknologji të reja

69
0
Shares

Paraditen e sotme në Tiranë është mbajtur një tryezë pune nga OSBE, lidhur me reformën zgjedhore, ku të pranishmit që folën e vendosën theksin tek përdorimi i teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme.

Lidhur me këtë takim ka reaguar ashpër në Facebook, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi. Ai duke ju drejtuar kryesisht ambasadorëve të akredituar në Tiranë, thotë me ironi se ata që e bllokuan votimin elektronik në zgjedhjet e kaluara si ‘dhunues’, dalin po sot e flasin për teknologji, kur nuk i njohën ‘viktimat’.

Postimi i Ben Blushit:

PSE REFUZOJ KONFERENCËN E OSBE

Ironi e madhe kur shikoj se të gjithë ata që penguan votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e fundit të Qershorit, sot kanë organizuar një konferencë mbi Teknologjitë e Reja të Votimit.

Nuk harroj dot bisedat e stërzgjatura me të gjithë ambasadorët, që po flasin sot në këtë konferencë. Pa përjashtim secili prej tyre ishte kundër futjes së teknologjisë në votim, aq sa njërit prej tyre u detyrova ti bëj këtë pyetje: Kush i organizon zgjedhjet, ju apo ne?

Meqë ra fjala, dua ti Këtë pyetje do tu bëja edhe sot, por duke e ditur përgjigjen refuzova ti përgjigjem ftesës për të marrë pjesë në një Konferencë, ku dhunuesit flasin më shumë se viktimat.

kujtoj të gjithëve se nga 65 kuti që KQZ hapi në Tiranë, LIBRA-s i ishin vjedhur mbi 90 vota. LIBRA rezultoi me fakte partia më e vjedhur në zgjedhjet e 25 Qershorit. Nëse votat do i kishte numëruar një makinë elektronike, LIBRA do kishte të paktën një mandat. Por me këmbënguljen e ambasadorëve votat në Shqipëri nuk i numëroi makina, por doganierët, taksidarët, hipotekarët dhe telendarët.

LIBRA është e vetmja parti që ka paditur disa numërues, që ende punojnë në administratë me bindjen, se asnjë prokuror nuk do hetojë krimin zgjedhor në Shqipëri dhe asnjë ambasador nuk do kritikojë prokurorët, që nuk inkriminojnë ata që vodhën votat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY