VIDEO/ Kryemadhi: Rama po e rrëmben Prokurorin e Përgjithshëm, përjashtojmë shoqërinë civile...

VIDEO/ Kryemadhi: Rama po e rrëmben Prokurorin e Përgjithshëm, përjashtojmë shoqërinë civile dhe zhbllokojmë procesin për KLP e SPAK

98
0
Shares

Hapat që po ndiqen nga mazhoranca për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, kanë detyruara kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi që të zhvillojë një bashkëbiesdim urgjent me gazetarët. Kryemadhi nga selia e partisë së saj theksoi se Prokurori po “rrëmbehet” nga Partia Socialiste në mënyrë antikushtetuese.

Për LSI, qëllimi i vetëm që justifikon këtë shkelje flagrante të Kushtetuës nga ana e Edi Ramës është dëshira e tij e madhe për të mbyllur dosjet e Tahirit dhe dhjetëra të tjerëve, që flenë në prokurori.

Kryemadhit me paraqitjen e argumentave ligjorë, theksoi se Prokurori i Përgjithshëm duhet të zgjidhet vetëm sipas Kushtetutës. Duke marrë shkas edhe nga ngërçi i krijuar me anëtarin e shoqërisë civile, që mban peng krijimin e KLP dhe SPAK, kryetarja e LSI propozoi përjashtimin e shoqërisë civile nga procesi për ta zhbllokuar atë.

Ajo gjithashtu hodhi dyshime të forta se bllokimi është i qëllimshëm, pasi shoqëria civile kontrollohet plotësisht nga Kryeministri.

Znj.Kryemadhi. kanë nisur procedurat për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. A ndani të njëjtin qëndrim me z. Luan Rama që ka sulmuar ambasadorët e huaj.

Ambasadorët e huaj janë të detyruar të bashkëpunojnë me qeverinë shqiptare por edhe me opozitën. Unë jam e bindur se asnjë ambasador nuk ka kërkuar shkeljen e Kushtetutës apo ligjit shqiptar. Interpretime mund të bëjë çdokush, por ndonjëherë fobitë që ne kemi si klasë politike i kalojmë tek ambasadorët. Jemi ne që i involvojmë ata në problemet tona.

Z.Kryemadhi, a mendoni se Llalla duhet të qëndrojë në mandat 7-vjecar dhe a do të shkojë LSI në komisionin e ligjeve?

Komisioni i ligjeve është i jashtëligjshëm sot dhe nuk e di me ca tagri e bën seancën dyshimore me kandidatët. Ai ka detyrë të bëjë ligjet ndërsa dëgjesat me kandidatët janë të shkruara në Kushtetutës, që dëgjesat i bën KLP. Pse nuk është ngritur KLP? Kjo është pyetje tjetër dhe kush është fajtori që nuk ngrihet? Duhet të ishte ngritur që në muajin prill, jo për fakt ë opozitës por të një shoqërie civile që ne e kemi vendosur në Kushtetutë. Tani që gjithë klasa politike është gati për reformën në drejtësi, shoqëri civile që ka qenë një nga hartuesi kryesor të reformës në drejtësi, ka shkruar, përkthyer debatuar dhe nuk jep të kandidatin e fundit.

Problemi nuk është tek zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, por e rrëmbimit të Prokurorit të Përgjithshëm që ngre dyshime shumë të mëdha për mosfunksionimin e reformës.

Zgjedhja e prokurorit të përkohshëm sipas mënyrës si ka zgjedhur PS, me komision ligjesh është…Sa duhet të rrijë ky prokuror? Sa kohë që shoqëria civile nuk ka zgjedhur një kandidat, ky mund të rrijë edhe dhjetë vjet dhe nuk do të krijohet as SPAKU as institucionet e tjera.

Pra, krijohet një prokuror që thotë që dosjen e Tahiri do ta mbyll dhe dhjetëra dosje të tjera që flenë në prokurori.

Ne jrmi shumë të gatshëm dhe të hapur për të filluar diskutimin, për të ndryshuar ligjin për prokurorinë. Le ta përjashtojmë, ta përjashtojmë shoqëirnë civile. kur të jetë gati shoqëria civile ta fusim në Kushtetutë sërish dhe ty mos rrimë ta presim, shoqërinë që kontrollohet totalisht nag kryeministri, qoftë financiarisht, qoftë…

Bota akademike i ka nxjerrë kandidatët e saj. Pra, pse të mos ecim përpara . Ne jemi të gatshëm të bëjmë nj rishikim të Kushtetës dhe të ecim përpara.

Znj.Kryemadhi, ka pasur dje një deklaratë nga shoqëria civile se kishin kandidat, por jo em kriterin 15 vjet përvojë 

Më falni, po Kushtetetutën nuk e hartuam ne, po shoqëria civile. Ky është një mashtrim që i bëhet opinionit publik, një justifikim që i bëhet se njeriu që urren me shuam nga të gjithë drejtësinë, është Edi Rama dhe dihet se ky segment i shoqërisë kontrollohet direkt nga Rama. Ne nuk mund të presim 15 vjet që shoqëria civile të prodhojë një kandidat. Të ngelet peng një shoqëri. Kemi katër vjet që u themi shqiptarëve luftë kundër korrupsionit. Atëherë le të ngremë institucionet.

Bashkëbisedim me gazetarët për aktualitetin politik në vend

Bashkëbisedim me gazetarët për aktualitetin politik në vend

Publié par Monika Kryemadhi sur mercredi 13 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY