Çështja Tahiri-Habilaj, Top Channel paralajmëron: Ja faktet e reja që do të...

Çështja Tahiri-Habilaj, Top Channel paralajmëron: Ja faktet e reja që do të publikojmë sonte

229
0
Shares

Top Channel ishte i pari që publikoi dosjen e Katanias, 416 faqe të saj, ku përmendet emri i ish-ministrit Tahiri.
Gjatë kësaj kohe, Top Channel ka ndjekur më kujdes zhvillimet e kësaj çështje, duke sjellë në vëmendje daljen e fundit jashtë shtetit të ish-ministrit Tahiri dhe rrëzimin e pretendimeve se udhëtimi kishte të bënte me arsye familjare.
Gjatë kësaj, si gazetarë, kemi zhvilluar hetimet tona, në një pistë që hedh më shumë dritë, të paktën për publikun e gjerë, për çështjen në fjalë. Hulumtimet tona si gazetarë na kanë çuar sërish në Itali, në Katania, andej nga ka ardhur edhe dosja e plotë e çështjes Tahiri-Habilaj.
Kujtojmë që dosja Habilaj-Tahiri, që Top Channel publikoi i pari dhe ekskluzivisht, përmban 416 faqe, kurse dosja e plotë që ka ardhur me letër-porosi nga Italia është 1800 faqe.
Pra, ajo që është bërë publike nga kjo dosje, është vetëm maja e ajsbergut e një historie që mund të tronditë ekuilibrat e politikës shqiptare. Top Channel do të publikojë sot vazhdimin e hulumtimit të vet për këtë çështje, i udhëhequr vetëm nga një shqetësim: ai i së vërtetës dhe interesit publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY