EMRAT & VIDEO +18/ Aksidenti në Vaqarr, ja si “Benz”-i përplas për...

EMRAT & VIDEO +18/ Aksidenti në Vaqarr, ja si “Benz”-i përplas për vdekje drejtuesin e motorit

160
0
Shares

Pamjet që shihni i përkasin një aksidenti të ndodhur mëngjesin e 30 nëntorit të këtij viti rreth orës 07:20 minuta në rrugën nacionale Tiranë – Ndroq, pranë fshatit Vaqarr.
34-vjeçari Oltjan Maknori, që udhëtonte me motor, mbeti i vdekur si pasojë e përplasjes nga një makinë tip “Mercedez” Benz.
Pamjet e siguruara nga televizioni Klan, tregojnë momentin kur vetura “Mercedez- Benz”, e drejtuar nga Brikel Zhuri, përplas motorin që drejtohej nga 34-vjeçari.
Regjistrimi i një kamere sigurie në rrugë tregon aksidentin e rëndë. Siç shihet edhe nga pamjet, makina që ka shkaktuar aksidentin është futur në parakalim në mënyrë të gabuar, ndërsa motori ishte duke ecur në korsinë e tij.
Dyshimet e policisë janë se veç shpejtësisë tej normave dhe parakalimit të gabuar, drejtuesi i mjetit ka humbur vëmendjen pasi ai ndalon vetëm pasi ka përplasur motorin. Pas ngjarjes, policia ndaloi Brikel Zhurin, ndërsa ndaj tij ka ngritur akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY