EMRAT/ Shtohet lista, ja 5 kandidatët zyrtarë për Prokuror të Përgjithshëm

EMRAT/ Shtohet lista, ja 5 kandidatët zyrtarë për Prokuror të Përgjithshëm

170
0
Shares

Besnik Muçi dhe Granit Shahu zyrtarizuan kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm pak orë përpara mbylljes së aplikimeve. Kështu, kemi zyrtarisht 5 emra (deri tani) për Kryeprokuror.

Besnik Muçi, prokuror i Krimeve të Rënda
Arta Marku, prokurore në Shkodër
Ferdinand Elezi prokuror në Durrës
Arqile Koça prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Granit Shahu, prokuror në Tiranë

Aplikimi është i hapur deri në orën 18:00 pranë Kryesisë së Kuvendit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi se në përfundim të afatit do të bëhen të ditura CV e kandidatëve dhe procedurat që do të ndiqen më pas.
Mazhoranca pretendon të vendosë pasuesin e Llallës brenda këtij muaji. Ndërsa opozita nuk është bërë pjese e kësaj procedure, pasi sipas saj, kryeprokurori i ri duhet të zgjidhet në bazë të reformës në drejtësi, pra pasi të ketë kaluar Vetting-un dhe me propozim të KLP-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY