Trupi i pajetë i 71 vjeçarit gjendet në aksin Vorë-Fushë Krujë, viktimë...

Trupi i pajetë i 71 vjeçarit gjendet në aksin Vorë-Fushë Krujë, viktimë e një aksidenti

111
0
Shares

Policia e Tiranës ka njoftuar se një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se ka qenë një telefonatë që ka njoftuar për një trup të pajetë në mes të rrugës. Sipas uniformave blu, viktima është një 71 vjeçar që është përplasur nga një automjet, që më pas është larguar me shpejtësi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.11.2017, rreth orës 05.40, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:   Në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë është gjendur i shtrirë në tokë pa shenje jetë shtetasi R. Z., 71 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY