FOTO/ Shmanget Kërraba, gjendet zgjidhja provizore për qarkullimin e mjeteve në Elbasan-Tiranë,...

FOTO/ Shmanget Kërraba, gjendet zgjidhja provizore për qarkullimin e mjeteve në Elbasan-Tiranë, ja detajet e fundit …

164
0
Shares

Autostrada Tiranë-Elbasan qëndron e bllokuar tashmë prej 2 ditësh, por duket se një zgjidhje e përkohshme është gjetur nga ARRSH dhe Policia Rrugore për të stabizliaur disi situatën. Tortua e kalimit nga rruga e vjetër duket se është eleminuar për ata që vijnë nga Elbasani në Tiranë, pasi bypass-i provizor për kalimin e automjeteve në sensin Elbasan-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan është hapur me një kalim për të shmangur Kërrabën.

Gjithashtu ngë fotot duket qartë që është vendosur sinjalistika përkatëse dhe ka shërbime të shtuara të punonjësve të ARRSH dhe Policisë në terren për udhëzimin e drejtuesve të automjeteve. Autoritetet janë kujdesur që të sensibilizojnë qytetarët për lëvizje të kujdesshme në këtë aks dhe respektim të sinjalistikës rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY