Ardit Gjebrea, debat me Kastro Zison: Drejto gishtin nga vetja

Ardit Gjebrea, debat me Kastro Zison: Drejto gishtin nga vetja

254
0
Shares

Drejtuesi i Këngës magjike, Ardit Gjebrea ka debatuar sot me këngëtarin e njohur Kastro Ziso në lidhje me vlerësimin që mori në natën e fundit të festivalit.

Gjatë ditës së sotme këngëtari Kastro Zizo shpërtheu ndaj kolegëve të tij të cilët nuk i dhanë pikë në ‘Kënga Magjike’.

Përmes një statusi në Facebook, Kastro nuk nguroi t’i quajë ata si ‘puçrra me qelb që duhen shtypur’. Ziso zuri vendin e katër në festival ndërkohë që ishte afër me pikë me dy prej vendeve fituese. Kjo çështje është trajtuar dhe në programin e “E diela shqiptare”, ku Ardit Gjebra ka replikuar me këngëtarin.

“Më mirë më jep 0 pikë sesa 1 pikë”, u shpreh Kastro ndërsa Ardit Gjebrea nxori listën e pikëve që ka dhënë Kastro dhe i tha të drejtojë gishtin nga vetja pasi edhe ai i ka dhënë shumë pak pikë për Klint Çollakun.

Në këtë moment ndërhyri Klinti i cili tha se e dinte që Kastro nuk do e vlerësonte me shumë pikë edhe pse i kishte thënë që kënga ishte e bukur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY